Godet Llapi, prezanton Besar Musollin

Besar Musolli është përforcimi më i ri i Llapit.

Skuadra nga Podujeva e ka prezantuar të martën futbollistin, duke theksuar se Musolli do t`i ndihmojë skuadrës për arritjen e objektivave.

“Mesfushori llapjan me shumë eksperiencë në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Besar Musolli rikthehet në vendlindje dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin tonë. Pas tri viteve tek skuadra e Gjilanit, Musolli do vijoj t’i mbroj ngjyrat bardhekaltër të klubit tonë në edicionin e ri. Ish-kapiteni i Kukësit është prezantuar në ambientet e klubit tonë në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella”, ka shkruar Llapi.

“Eksperienca e Musollit dhe cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej një sportisti do i ndihmojnë ekipit tonë fuqishëm në arritjen e objektivave”.

Share This