Reali nis bisedimet me trajnerin e skuadrës së Premier Leagues

Reali nis bisedimet me trajnerin e skuadrës së Premier Leagues

Real Madrid e ka bërë lëvizjen e parë për trajnerin e Brightonit, Roberto de Zerbi.

Trajneri aktual Carlo Ancelotti pritet të largohet nga “Los Blancos” në fundin e sezonit, pasi mund të emërohet përzgjedhës i Brazilit.

Kësisoj, presidenti Florentino Perez ka gjetur zëvendësuesin meqenëse ka kontaktuar De Zerbin, raporton “Sport”.

De Zerbi ka impresionuar që kur mori drejtimin e Brightonit dhe klubi madrilen e sheh si ideali për të rritur lojtarët.

Negociatat tashmë kanë nisur, me De Zerbin që është i gatshëm ta bëjë lëvizjen e madhe ani pse ka kontratë deri më 2026.

Share This