Korenica: Nder që jam pjesë e kombëtares, luaj ku të ma kërkoj trajneri
Kosova e mbylli me humbje ndeshjen e fundit në kualifikueset e Euro 2024. Dardanët u mposhtën në shtëpi nga Bjellorusia me rezultatin 0-1.
Pas kësaj ndeshje, për emisionin “Dardanët” foli Meriton Korenica. Sulmuesi theksoi se është nder të jetë pjesë e kombëtares ndërsa shtoi se është gati të luaj ku ia kërkon trajneri.
“Me pak fat edhe mund të shënonim, por na mungoi fati. Ndoshta edhe mund ta fitonim ndeshjen, fusha ishte rënduar. Loja ishte e vështirë, shpresojmë që shpejt të arrijmë tek golat dhe të bëhemi efikas. Jam gati të luaj ku do trajneri, jam i lumtur të jem pjesë e kombëtares, është nder për mua”, u shpreh Korenica.