Gliha: Pa sulmues klasik është vështirë, 100 përqind ishte penallti
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, pavarësisht humbjes nga Bjellorusia, ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij.
Dardanët sonte u mundën nga Bjellorusia (0-1) në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për EURO 2024.
Tekniku slloven pas ndeshjes tha se lojtarët luajtën shumë mirë në tri ndeshjet e fundit. Ai është i bindur se penalltia ka ekzistuar.
“Faleminderit lojtarëve sepse luajtën shumë mirë nga fillimi. Në këto tri ndeshje, por pa sulmues klasik është mjaftë vështirë”, ka thënë Gliha.
“Gjyqtari nuk e shikoj penalltinë, ishte 100 për qind penalltinë, situata ishte e qartë. Tifozët? Ishin të lumtur kundër Zvicrës në Zvicër, herën e dytë mund të mos jenë”, ka theksuar ai.
Gliha mendon se Kosova gaboi në ndeshjen kundër Andorrës dhe Bjellorusisë në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.
“Nuk e mposhtëm Andorrën dhe Bjellorusinë, këto ishin pikët e humbura dhe për këto arsye e humbëm ‘timonin’ për Euro. Nuk foli për ndeshjen e parë (ndaj Bjellorusisë), sonte patëm shumë raste dhe nuk i konkretizuam”, pohoi slloveni.
Ai u pyet edhe për të ardhmen e tij.
“Të vazhdosh si trajner? Pyesni presidentin”, ka përfunduar Gliha.
Kosova i mbyll kualifikueset e EURO 2024, në pozitën e pestë me11 pikë, një me pak se Bjellorusia që është në vendin e katërt, kurse, Rumania dhe Zvicra kualifikohen për në “Gjermani 2024”.