Kosova me humbje i mbyll kualifikueset, mundet nga Bjellorusia
Kombëtarja e Kosovës në futboll, me humbje i ka mbyllur kualifikueset e EURO 2024.
Dardanët janë mundur në “Fadil Vokrri” nga Bjellorusia, me rezultat 0-1, në sfidën e fundit të kualifikimeve për Evropianin “Gjermani 2024”.
Të besuarit e Primoz Glihas, gjatë terë ndeshjes kishin iniciative në terren, krijuan shumë raste, por assesi nuk ia dolën që thyen mbrojtjen mysafirë.
Rastet më të mira për Kombëtaren tonë, kishte Muslija, por ai nuk ia doli që të dërgojë topin në rrjetë.
Ndërkaq, Bjellorusia përmes Antilevskit (43’), gjeti golin e fitores dhe të vetmin në këtë sfidë e cila u luajt në një terren të vështirë për shkak të shiut që nuk u ndal gjatë terë ndeshjes.
Përfundimisht Kosova i mbyll kualifikueset e EURO 2024, në pozitën e pestë me11 pikë, një me pak se Bjellorusia që është në vendin e katërt, kurse, Rumania dhe Zvicra kualifikohen për në EURO 2024.