Mbyllet pjesa e parë, Bjellorusia në epërsi ndaj Kosovës
Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Bjellorusisë me epërsinë e skuadrës mysafire prej 0-1.
Dardanët dhe bjellorusët po luajnë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”.
Futbollistët e Kombëtares sonë, më mirë e kontrolluan lojën, krijuan disa raste të rrezikshme, sidomos shanse të mira për gol kishte Muslija, megjithatë, assesi skuadra jonë në pjesëlojën e parë nuk ia doli ta qojë topin në rrjetë.
Ndërkohë, Bjellorusia në finish të pjesës së parë përmes Antilevskit (43’), kalojë në avantazh prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Pas pak nis pjesa e dytë.