Starton ndeshja Kosova-Bjellorusia

Starton ndeshja Kosova-Bjellorusia

Ka startuar ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë.

Dardanët dhe bjellorusët po luajnë në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”.

Ndonëse kjo sfidë për të dy skuadrat nuk ka rëndësi të madhe pasi të dy skuadrat kanë humbur gjasat për kualifikim në “EURO 2024”, megjithatë, Dardanët synojnë fitore në duelin e fundit të kualifikimeve në Evropianin e ardhshëm.

Kosova në duel me Bjellorusinë hyn pas barazimi në udhëtim tek Zvicra (1-1), sfidë kjo e luajtur tri ditë më parë në Basel.

Share This