Goli më i pazakontë i vitit
Një gol i pazakontë është shënuar në derbin e Stambollit në Ligën Turke të Futbollit të femrave mes Beshiktashit dhe Fenerbahçes dhe Besiktasit. Dhe, këtë arriti ta realizojë pikërisht një futbolliste shqiptare.
Bëhet fjalë për lojtaren e Beshiktashit, Donjeta Halilaj, e cila arriti që me dinakëri t’ia largonte me kokë topin portieres kundërshtare, ndërsa më pas shënoi me këmbë për ta ngushtuar rezultatin në 2-3, në minutat shtesë të lojës.
Ajo nuk u gëzua fillimisht derisa gjyqtarja e drejtoi dorën tek mesi i fushës, që nënkuptonte se goli ishte i rregullt. Ekipi kundërshtar u ankua tek gjyqtareja, por ajo nuk e ndërroi vendimin e saj.
Ky gol e ka bërë xhiron në internet pasi po konsiderohet si goli më i pazakontë i vitit.