Shqipëria me barazim ndaj Ishujve Faroe feston kualifikimin në EURO 2024

Shqipëria me barazim ndaj Ishujve Faroe feston kualifikimin në EURO 2024

(E plotësuar) Kombëtarja e Shqipërisë me barazim pa gola ndaj Ishujve Faroe, ka festuar kualifikimin në Evropianin “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë dhe Ishujt Faroe luajtën në “Air Albania” në ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2024.

Shqipëria si lidere e Grupit me 15 pikë kualifikohet për në Evropianin e ardhshëm.

Të besuarit e brazilianit Sylvinho, e kontrolluan lojën më mirë së Ishujt Faroe, e kërkuan më shumë golin, krijuan disa raste të mira, sidomos në pjesën e parë, megjithatë, tentimet e skuadrës shqiptare nuk u thyen dot nga mbrojtja e skuadrës mike.

Përfundimisht Shqipëria realizon ëndrrën për t’u kualifikuar në Evropianin e ardhshëm, event ky i dyti në historinë e Kombëtares së Shqipërisë.

Tashmë festa e kualifikimit të Shqipërisë, ka nisur në “Air Albania” në këtë ‘tempull’ të mbushur më tifozët kuqezi.

Share This