Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në “Air Albania”
(E plotësuar) Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares shqiptare dhe Ishujve Faroe.
Kombëtarja shqiptare po përballet sonte me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Evropianin “Gjermania 2024”.
Futbollistët e Shqipërisë kishin iniciative në terren, e dominuan lojën, krijuan disa raste të mira, sidomos shanse të ideale kishte Mirlind Daku, por që goli mungoi në pjesëlojën e parë.
Shqipëria pas fitores ndaj Moldavisë (0-1), tashmë e ka siguruar kualifikimin në EURO 2024, por me një barazim në duel me Ishujt Faroe, Shqipëria do të shkonte në Gjermani si lidere e grupit E.
Pas pak nis pjesa e dytë.