Nis të mbushet “Air Albania”, ‘Plisat’ mbesin jashtë
Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Evropianin “Gjermania 2024”.
Shqipëria pas fitores ndaj Moldavisë (0-1), tashmë e ka siguruar kualifikimin në EURO 2024.
Festë e madhe pritet sonte në Tiranë, ku tashmë tifozët kanë nisur të mbushin stadiumin “Air Albania”.
Në stadiumin kombëtar pritet një festë e madhe nga tifozët kuqezinj, mirëpo ka edhe nga ata që kanë mbetur jashtë impiantit.
I tillë është rasti i tifogrupit “Plisat”, të cilët së fundmi kanë reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se pavarësisht se ndjehen të përjashtuar nga festa, sërish do ta mbështesin gjithnjë kombëtaren.