“Pot thërret bija jote, mos më harro moj nanë” – Mesazhi emocionues i tifozëve nga Lugina para ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe
Kombëtarja shqiptare e futbollit të hënën mbrëma (sot) do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese Euro 2024, kundër Ishujve Faroe.
Shqipëria që mbylli çështjen e kualifikimit takimin e kaluar, kundër Moldavisë (1:1), sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të ketë festë, shkruan lajmi.
Mijëra tifozë shqiptarë kanë zbarkuar ditën e sotme (e hënë) në Tiranë për takimin e fundit të Shqipërisë, në kualifikime për Evropian.
Në rrjetet sociale, është publikuar një fotografi të tre personave teksa mbanin në duar një mesazh që i dedikohet Luginës së Preshevës.
“Të fala nga Lugina, Shqipërisë anë e mbanë, po t’thërret bija jote, mos m’harro moj nanë” – shkruhet në banderolë.
Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë përbëhet nga futbollistë që kanë prejardhje nga thuajse gjitha trojet të banuara me shqiptarë.
Nga Kosova Lindore, gjegjësisht Bujanoci ka prejardhjen edhe mbrojtësi, Berat Gjimshiti, që është një nga futbollistët kyç të ekipit kombëtar shqiptar.
Ndryshe, Shqipërisë sonte ndaj Ishujve Faroe i mjafton vetëm një pikë për t’i mbyllur kualifikimet nga vendi i parë në Grupin E.