Gliha: Kurrë s’kam thënë se Kosova nuk është kombëtare e fortë

Gliha: Kurrë s’kam thënë se Kosova nuk është kombëtare e fortë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Primoz Gliha, ka folur në një konferencë për medie, një ditë para ndeshjes me Bjellorusinë.

Dardanët dhe bjellorusët do të përballen nesër mbrëma në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”.

Strategu slloven tha se sfida me Bjellorusinë, do të një ndeshje e vështirë. Sipas tij, nuk kundërshtar të lehtë. Sipas Glihe-s, Kosova është një kombëtare e fortë.

“Ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e vështirë. Nuk ka kundërshtar të dobët”, tha Gliha.

“Kurrë s’kam thënë që Kosova nuk është kombëtare e fortë. Fokusi im ishte të gjejë zgjidhje për çdo problem që mund të na dal para. Kemi gjetur disa gabime që synojmë t’i përmisojmë ndaj Bjellorusisë”, ka theksuar ai.

Ndeshja mes Kosovës dhe Bjellorusisë fillon në orën 20:45.

 

Share This