Cana në krye të FFK-së? Ky është reagimi i ish-kapitenit kuqezi

Cana në krye të FFK-së? Ky është reagimi i ish-kapitenit kuqezi

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka hedhur poshtë mundësinë për të kandiduar për postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ditëve të fundit është folur për mundësin që Cana të merr drejtimin e FFK-së.

Por, ikona shqiptare përmes llogarisë së tij në Facebook, ka hedhur poshtë zërat që ai të jetë kandidat për të parin e futbollit kosovar.

“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoi punët e mia dhe ti je i kënaqur…Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, ka shkruar Lorik Cana.

Share This