Hoffenheim flet shqip: Krenar me juve Albi, Leon dhe Fis

Hoffenheim flet shqip: Krenar me juve Albi, Leon dhe Fis

Klubi gjerman, Hoffenheim ka shkruar për treshen kosovare të skuadrës së tyre, Leon Avdullahu, Albian Hajdarin dhe Fisnik Asllanin, të cilët treguan performancë të shkëlqyer në fitoren e Kombëtares së Kosovës kundër Suedisë.

Dardanët të hënën mbrëma mundën Suedinë, me rezultat 1-0, madje, Asllani shënoi golin e fitores për Kosovën.

Klubi gjerman ka shkruar shqip në rrjetet sociale duke lavdëruar paraqitjen e treshes së Dardanëve.

“Krenar me juve Albi, Leon dhe Fis”, ka shkruar Hoffenheim në rrjetet sociale.

Share This