Suedia dhe Jane Andersson ndajnë rrugët, mësoni arsyen

Suedia dhe Jane Andersson ndajnë rrugët, mësoni arsyen

Jane Andersson edhe zyrtarisht nuk është më trajner i Suedisë.

Suedezët fushatën kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”, e mbyll me fitoren kundër Estonisë, mirëpo, kjo fitore nuk është e mjaftueshme për Suedinë, e cila këtë cikël të garave e mbylli në vendin e tretë me 10 pikë të tubuara në Grupin F, duke mbetur jashtë EURO 2024.

Këtë rezultat bën që Jane Andersson të largohet nga kreu i bankinës së suedezëve.

61-vjeçari ‘timonin’ e Suedisë e mori në vitin 20216, duke drejtuar Suedinë në 93 ndeshje, në të cilat arriti 48 fitore, 15 barazime dhe 30 humbje.

 

Share This