Barça në ankth, përfundon sezoni për Gavin

Barça në ankth, përfundon sezoni për Gavin

Lajm i keq për Barcelonën. Ylli i katalonasve Gavi sipas medieve spanjolle, do të qëndrojë gjatë larg fushës së blertë për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen Spanjë-Gjeorgji.

Gavi lëshoi ndeshjen me dhimbje e lot në sy dhe tashmë ai është rikthyer në Barcelonë për të kryer të gjitha ekzaminimet përkatëse, por përflitet se mungesa e tij do të jetë e gjatë.

Sipas medieve iberik, Gavi ka lënduar ligamentet e gjurit dhe kështu pritet që ai të mbyllë sezonin me Barcelonën dhe gjithashtu të humbasë Kampionatin Evropian me Spanjën.

Share This