Dellova e Hyseni shprehen të kënaqur me paraqitjen e Kosovës ndaj Zvicrës
Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në sfidën e luajtur në “St Jakobs-Park” në qytetin e Bazelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Për Zvicrën shënoi Vargas, e Hyseni për Kosovën.
“Duhet të jemi të kënaqur me çfarë ekipi luajti Zvicra. Jemi të kënaqur të gjithë me këtë pikë”, tha Lumbardh Dellova për Art Motion pas ndeshjes.
“E dimë se kundër Zvicrës është vështirë. Jam gëzuar me golin e Muhamet Hysenit. Shpresoj se do ta ketë një sezon fantastike”, tha lojtari i Llapit, Ilir Krasniqi pas ndeshjes