Zvicër-Kosovë, biletat deri në 100 franga
Tashmë tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen para stadiumit Sant Jakob Park, aty ku sonte do të luhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës.
Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh nga shqiptarët, shumë nga ta akoma janë duke kërkuar bileta, të cilat në tregun e zi kalojnë çmimin 100 franga.
“Po, kam bileta. Kushton 110 frangë”, i tha RTKLive një shitëse bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe me larg.
Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 20:45