Presidenti Ademi uron Kosovën U19 për fitoren ndaj Ukrainës, beson në kualifikim
Kombëtarja e Kosovës U19 ka bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në “Elite Round” pasi mposhti Ukrainën U19.
Skuadra e drejtuar nga Maliqi triumfoi bindshëm me rezultat të thellë 4:0.
Pas kësaj, Ademi ka reaguar në “Facebook” duke i uruar për këtë fitore mbresëlënëse dhe i inkurajuar të përkushtohen për ndeshjen e fundit ndaj Maltës.
“Në prag të ndeshjes Zvicër-Kosovë në Bazel, një lajm i mirë na vjen nga Malta, atje ku Kombëtarja U19 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në kuadër të turneut kualifikues për Euro 2024.
Dardanët e rinj mposhtën Ukrainën, me rezultat bindës 4:0, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit tutje.
Përgëzoj futbollistët dhe stafin në krye me përzgjedhësin Adil Maliqi për këtë fitore e paraqitje mbresëlënëse dhe i inkurajoj që të përkushtohen maksimalisht edhe në ndeshjen e fundit ndaj Maltës.
Krenar me Ju, Forca Kosovë!”.