Premier League, pas Everton rrezikojnë dhe City e Chelsea
Goditja e bujshme që iu dha Evertonit, i ndëshkuar me 10 pikë në renditje(sanksion shqetësues, i menjëhershëm) për mosrespektimin e rregullave të fitimeve dhe qëndrueshmërisë, tremb edhe Chelsean dhe Manchester Cityn. Kjo u zbulua nga The Times, e cila shpjegoi se si sanksioni ndaj Toffees kishte të bënte vetëm me një shkelje të rregullave të Premier League, me Cityn që ishte akuzuar për 115 shkelje, ndërsa Chelsea është ende nën hetim, pavarësisht se pronarët e rinj kanë deklaruar tashmë pagesat të cilat duket se bien ndesh me rregullat e Premier gjatë menaxhimit të pronësisë së mëparshme.
Dhe gazeta angleze shpjegon më tej se si kërcënimi i një dënimi me 30 pikë ose rënie automatike nga Premier League është vërtet konkret për City-n dhe Chelsea-n, duke pasur parasysh atë që ndodhi me Everton. Më parë dënimi më i madh në Angli ishte ai i shkaktuar ndaj Luton Toën, në sezonin 2008/09, prej 30 pikësh për shkak të transferimeve të parregullta të lojtarëve.
Në Premier League çdo klub vlerësohet çdo sezon dhe mund të ketë një humbje maksimale prej 105 milionë £ gjatë tre viteve.