“Po jetoj një ëndërr si shqiptar”

“Po jetoj një ëndërr si shqiptar”

Ka arritur një kualifikim historik me Shqipërinë dhe po e shijon atë si të ishte një shqiptar, sepse i tillë ndihet.

“Së pari, falënderoj të gjithë ata që na mbështesin dhe, po, ne brazilianët jemi pak si ju shqiptarët, ne na pëlqen të përqafohemi, të vendosim një marrëdhënie të ngrohtë dhe ajo që kam vërejtur në Shqipëri është që edhe kur je i huaj, je i ftuar të vish në shtëpi dhe ha me ne në shtëpinë tonë. Po, pas fishkëllimës së fundit, pas 9 muajsh punë këtu, duke punuar çdo ditë, padyshim që është një ëndërr, që unë dua ta përjetoj plotësisht, me të gjithë, me ju dhe të gjithë shqiptarët”.

Shqipëria e tij ka arritur një kualifikim përmes drithërimave dhe trajneri Silvinjo nuk e ka fshehur se është trembur në fund.

“Po, sa i përket lojës së Moldavisë, që është e mirë në lojën në ajër dhe këtë e ka treguar në këtë grup eliminator. Është një skuadër e fortë fizikisht, që lufton fort në lojën në ajër, që lufton për topin e dytë dje po, në ato dy 2-3 minuta pas golit të barazimit, sigurisht isha i shqetësuar sepse në atë moment çdo gjë mund të ndodhte sa i përket rezultatit. Prandaj dua ta përgëzoj homologun tim tek Moldavia, sepse ka pësuar vetëm një humbje në këto eliminatore dhe unë besoj se ndaj Republikës Çeke në Pragë gjithçka është në dorën e tyre për të provuar kualifikimin”.

Kualifikimi për në Evropian, apo Liga e Kampioneve, cili ishte triumf më i ëmbël për Silvinjon.

“ “Si futbollist, ishte e pabesueshme të fitoja Ligën e Kampioneve, por edhe si trajner, është po aq e pabesueshme që të shkosh si trajner i Shqipërisë në finalet e një Evropiani, të “Gjermani 2024”, është me të vërtetë fantastike”.

Në fund, nuk mungon mirënjohja për të gjithë ata që kontribuuan në këtë triumf kuqezi.

“Skuadra me të vërtetë po luan mirë dhe kemi bërë një progres të madh duke arritur deri në fazën finale të një Evropiani dhe unë dua të falënderoj dy paraardhësit e mirë, Kristian Panuçin dhe Edoardo Rejën, që nisën një projekt, të cilin unë pata fatin ta kurorëzoja me sukses. Po kështu, duhet t’i falënderoj çdo futbollist që ka luajtur qoftë një herë për mua gjatë këtyre 9 muajve, ashtu sikundër dua të falënderoj trajnerin e Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme me skuadrën e Nën-21-vjeçarëve, duke na ofruar bashkëpunim të shkëlqyer, por edhe duke na mbështetur me lojtarë”.

Share This