Gliha para ndeshjes me Zvicrën: Do të jetë ndeshje e vështirë

Gliha para ndeshjes me Zvicrën: Do të jetë ndeshje e vështirë

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka thënë se ndeshja me Zvicrën do të jetë e vështirë.

Aktualisht grupi I kryesohet nga Zvicra me 16 pikë, por po aq ka edhe Rumania në vendin e dytë. Kosova gjendet në vendin e katërt, pas Izraelit.

I shoqëruar nga futbollisti Florent Hadërgjonaj, slloveni ka mbajtur një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Ne kemi pasur një ndeshje me Zvicrën që ka qenë shumë e fortë. E tillë do të jetë edhe ndeshja e nesërme. U kam thënë edhe futbollistëve, që nëse nesër duam të arrijmë rezultat pozitiv duhet të jemi inteligjentë, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë”, ka thënë ai.

E Hadërgjonaj ka thënë se si dikush i rritur në Zvciër kjo ndeshje për të është diçka speciale.

“Për mua, që jam rritur këtu është diçka speciale dhe mezi po presim të jemi në stadium, ku besoj që mbështetja do të jetë e madhe. Shpresoj që do ta arrijmë që ta gëzojmë popullin në Kosovë me një fitore”, është shprehur ai

Share This