Shaqiri: Nuk do të festoj nëse shënoj kundër Kosovës
Kosova nesër do të luajë ndeshjen e radhës kundër Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.
Një ditë para ndeshjes konferencë për media kanë mbajtur trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, si dhe sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shqiri.
Shaqiri e pranoi se presioni është te Zvicra.
“Padyshim se është ndeshje speciale, pasi gjithmonë kam pasur synimin në rekordin e Hermannit. Po ashtu, të luaj kundër Kosovës në Basel dhe në të njëjtën kohë të barazoj rekordin e Hermanniot, i bën gjërat edhe me të veçanta. Për mua, kjo ndeshje do të jetë edhe më e veçantë nëse e konfirmojmë kualifikimin në Evropian. Ndaj Kosovës na duhet një paraqitje e mirë për 90-të minuta, pasi e ka mposhtur Izraelin. Sigurisht se ka presion, por lojtarët më të mirë kur kanë presion japin më të mirën nga vetja. Dhe, këtë dua ta tregoj ndaj Kosovës”, tha ai.
Ai po ashtu ka shtuar se nuk do të festoj nëse shënon.
“Kam respekt të madh për Kosovën. Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova dhe atje kam shumë të afërm. Përkundër kësaj, unë dua të shënoj gola për Zvicrën të shtunën, pasi luaj futboll dhe kjo është puna im. Por, jam i bindur se nuk do të festoj”, shtoi Shaqiri.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluara, gjithçka është ende e hapur në Grupin I.
Zvicra kryeson Grupin I, por nuk kanë siguruar ende kualifikimin, skuadra e Granit Xhakës ka 16 pikë, po aq sa ka edhe Rumania e vendit të dytë.
Izraeli mbetet i treti me 12 sosh, derisa Kosova është e katërta me 10 pikë.
Bjellorusia dhe Andorra janë në dy vendet e fundit dhe nuk kanë mundësi të kualifikohen.
Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Kosovës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45