Kryetari i “Dardanëve”: T’ia zbardhim fytyrën shtetit, fitorja na kthen në garë për kualifikim
Kryetari i “Dardanëve” Lulzim Berisha thotë se ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme dhe me një fitore do të kthemi në garë për kualifikim në “Euro 2024”.
Kosova përballet të shtunën me Zvicrën, ku në rast që fitohen pikët e plota atëherë do të kemi 13 pikë, tre më pak se “Helvetikët” kësisoj në ndeshjen e fundit mësohet kush avancon tutje.
Lidhur me këtë ndeshje, ka reaguar edhe Berisha ku shkroi se synimi është vetëm fitorja, edhe pse në rast që kualifikohemi do t’iu dhembë shumë njerëzve që ia duan të keqen vendin tonë.
“Neser fokusi jone osht te ni ndeshje qe vlen ma shume se çdo debat tjeter i mrenshem. Te ni ndeshje qe mundet me na rrit shpresat per kualifikim edhe pse shume vetave kjo gjo mundet me ju pengu se kane qef vetem zi me komentu per vendin e tyne. Vlera dhe pesha e dites se neserme i kalon inatet dhe zanat qe po degjohen keto dite. Duhet te jemi te bashkum rreth idealit e qellimit me pa kombetaren tone tu i preke objektivat e veta. Ne tribunat ne Zvicer do ta tregojme edhe ni here kulturen tone sportive kurse n’fushe kerkojme me i fitu tre piket. Neser kerkojme me ja zbardh fytyren shtetit tone. Me besim n’Zot, n’atdhe dhe n’vetvete kena me ja arrite. Na dojna me besu se osht e mundshme.
Neser ose kurre. Forca Kosove”, shkroi ai.