Bullgaria U21 në epërsi ndaj Kosovës U21 pas pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës U21 dhe Bullgarisë U21.Rezultati pas 45 minutave të parë është 1 me 2.
Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e 7-të, me Sorakov që zhbllokoi shifrat me një gol të bukur.
Megjithatë, ‘Dardanët’ barazuan shifrat me golin e Ardit Tahirit, me sulmuesin e Dritës që realizoi në minutën e 34-të.
Në fund të pjesës së parë, Bullgaria shënoi golin e dytë, me Petkov që vendosi shifrat në 1 me 2.