Lihtenshtajni “kafshatë” e lehtë për Portugalinë, Ronaldo protagonist në fitore

Lihtenshtajni “kafshatë” e lehtë për Portugalinë, Ronaldo protagonist në fitore

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore kundër Lihtenshtajnit, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kampionatin Evropian 2024.

Portugezët që kanë kryer punën e kualifikimit më parë, triumfuan 0:2 në udhëtim te Lihtenshtajni, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht dominimit, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Vetëm një minutë pasi nisi pjesa e dytë, Cristiano Ronaldo kaloi Portugalinë në avantazh.

11 minuta më vonë, Cancelo shënoi golin e dytë për Portugalinë, gol i cili në fund doli të jetë i epilogut përfundimtar.

Portugalia ka 27 pikë në vendin e parë në Grupin J, ndërkaq Lihtenshtajni është pa pikë pas nëntë takimeve

Share This