Mes spekulimeve që e lidhin me Real Madrid, agjentja e Haaland flet për të ardhmen e sulmuesit
Në një bisedë mbi spekulacionet e kalimit të Erling Haaland te Real Madrid në të ardhmen, agjentja e tij, Rafael Pimenta, u shpreh për “Relevo” se sulmuesi ka fatin e tij në duar.
“Atë që dua të them është se duhet të përdorësh ekuilibrin. Ne, klubi dhe lojtari, jemi të gjithë në të njëjtin anije. Gjërat duhet të diskutohen dhe të trajtohen në mënyrë që të gjithë të jenë në rregull”, ka thënë fillimisht ajo.
“Kur të gjithë janë të gatshëm të bëjnë ndryshimin, do të bëhet. Ai nuk është tipi i lojtarit që do të thotë ‘Po largohem, mirupafshim, nuk dua të di gjë. Ai do të bëjë gjithmonë atë që është e mirë për të dhe për Manchester Cityn. Kur të gjithë janë të hapur të bëjnë ndryshimin, do të ndodhë. Erling do të jetë gjithmonë i respektueshëm”.
Pimenta gjithashtu u pyet nëse Haaland është plotësisht i lumtur dhe i kënaqur te Man City, duke shtuar: “Duhet t’a pyesni atë. Unë nuk po them të kundërtën, e di këtë, por nuk flas për të tjerët.
Unë shoh një rrugë të qartë: rezultate të mëdha sportive vijnë kur je i lumtur. Ndjenja e mirë, energjia dhe pastaj gjërat ndodhin”, vazhdoi ajo.
Haaland është i lidhur të qëndrojë në Man City deri më 2027 dhe ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me të ardhmen e tij. Sipas raportimeve ai do të ketë një klauzolë lirimi prej 200 milionë eurosh që aktivizohet në 2024, dhe mbetet të shihet nëse Real Madrid do të jetë në gjendje ta nënshkruajë atë në një të ardhme të afërt