Ish-mbrojtësi i Man. United: Kur shoh Harry Kane duke shënuar tregolësh, më vjen të vjell
Rio Ferdinand, ish-mbrojtës i Manchester United, aktualisht komentator në BT Sport, ndjen keqardhje që Harry Kane shkoi te Bayern dhe jo te “Djajtë e Kuq”.
Sulmuesi anglez ka shënuar deri tani 21 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 16 ndeshje për bavarezët.
Së fundmi, kundër Borussias së Dortmundit, ai realizoi “hat-trickun” (tregolëshin) e tij të tretë që prej transferimit në në Gjermani.
“Ishte hat-triku i tij i tretë! Sa herë që e shoh emrin e Harry Kane të shfaqet në tabelën e ndeshjes, si shënues i tre golave, me vjen të vjell”, ka theksuar Ferdinand në podcast-in e tij.
“Vazhdoj të mendoj: “Pse?”. Pse nuk bëri më shumë Manchester United për ta blerë atë?”, shtoi Ferdinand.