Granit Xhaka thyen rekordin e paraqitjeve për Zvicrën

Granit Xhaka thyen rekordin e paraqitjeve për Zvicrën

Është duke u zhvilluar ndeshja e mbetur e Grupit I, ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka vendosur një rekord të ri sa i përket paraqitjeve me “helvetikët”, shkruan lajmi.

Për mesfushorin ndeshja kundër Izraelit është e 119-ta, dhe ai do të bëhet rekordmen i Zvicrës për sa i përket paraqitjeve.

Te Zvicra janë ftuar tre shqiptarë, prej të cilëve vetëm Granit Xhaka e filloi ndeshjen nga minuta e parë, kurse Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri janë në bankën rezervë.

Ndeshja po zhvillohet në një stadium neutral, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Ndeshja e së mërkurës është zhvendosur në “Pancho Arena” të Hungarisë.

Para kësaj ndeshja, Zvicra ishte në vendin e dytë në Grupin I me 15 pikë, kurse Izraeli ishte në vendin e tretë me katër pikë më pak.

Share This