Kosova U19 barazon me Sllovakinë

Kosova U19 barazon me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës U19 dhe Sllovakia kanë luajtur baras në turneun kualifikues të Grupit 7 për Kampionatin Evropian 2024 që po zhvillohet në Maltë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1.

Pjesa e parë ndonëse ishte deri diku e nivelizuar u mbyll me epërsinë e sllovakëve, 1:0.

Ishte mesfushori Tadeas Hajovsky, i cili në minutën e 22-të zhbllokoi shifrat e ndeshjes.

Në këtë pjesë Dardanët me gjithë përpjekjet nuk arritën të ndryshojnë shifrat.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe ngase djelmoshat e drejtuar nga Adil Maliqi e nisën lojën me aksione të furishme drejt portës sllovake dhe kështu në minutën e 48-të përfituan penallti, pasi Gashjani u faullua brenda zonës nga Oravec.

E nga pika e bardhë i saktë u tregua Eliot Bujupi, duke barazuar shifrat 1:1.

Share This