Moldavi-Shqipëri, gjykon skocezi William Collum
William Collum është gjyqtari që do të vendosë drejtësi në sfidën që kuqezinjtë do të luajnë në stadiumin “Zimbru” të Chisinau ku përballë do të jetë Moldavia.
Do të ndihmohet nga asistentët, Francis Connor dhe David McGeachie si dhe gjyqtari i katërt, Kevin Clancy, që të gjithë nga Skocia.
Collum është një njohje e vjetër e kuqezinjve, pasi i ka gjykuar dhe tri herë të tjera.
Për herë të parë, në vitin 2013 në “Qemal Stafa”, në barazimin 1-1 me Norvegjinë. Hera e dytë, në vitin 2015, në takimin Danimarkë-Shqipëri 0-0, ndërsa herën e fundit në atë humbje 2-0 përballë Francës në “Euro 2016”.