Luis Diaz takohet më në fund më prindërit: Ishte shumë e vështirë, kam 12 ditë pa fjetur
Emocione të forta për Luis Diaz, sulmues i Liverpoolit, i cili sot, më në fund, ka mundur të përqafojë sërish prindërit.
Babai dhe nëna e anësorit sulmues të Liverpoolit u rrëmbyen më 29 tetor: gruaja, Cilenis Marulanda, u lirua menjëherë, ndërsa Luis Manuel, të enjten e kaluar.
Diaz mbërriti në Bogota përpara se të fluturonte për në Barranquilla, ku është grumbulluar kombëtarja e Kolumbisë, në funksion të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës, e para të enjten kundër Brazilit.
Ai i u takua me mall me prindërit e tij. Sipas policisë kolumbiane, zoti Diaz u rrëmbye nga guerilët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN). 58-vjeçari tregoi për përvojën e tij të hidhur:
“Kemi hipur shumë, ishte vërtet e vështirë. Kaluam shumë male, kishte shumë shi. Dhe shumë insekte. Nuk mund të flija mirë, ishte shumë e vështirë, kam qenë aty gati 12 ditë pa fjetur”.