Për herë të parë në histori, Ukraina shkatërron dy avionë amfibë rusë në Krimenë e pushtuar

Për herë të parë në histori, Ukraina shkatërron dy avionë amfibë rusë në Krimenë e pushtuar

Njësia speciale “Prymary” e Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (DIU) ka shkatërruar dy avionë amfibë rusë “Be-12 Chaika” në Krimenë e pushtuar, sipas “Kyiv Independent”.

“Kjo është hera e parë në histori që një “Be-12” goditet. Avionët amfibë “Be-12 Chaika” janë të pajisur me sisteme të shtrenjta për zbulimin dhe luftimin e nëndetëseve”, tha DIU.

Krahas dy avionëve, “Prymary” goditi edhe një helikopter tjetër shumëfunksional rus “Mi-8”.

Sipas informacionit nga burime të tjera, “Be-12 Chaika” është mbi 30 metra i gjatë me një hapje krahësh prej 29,84 metrash.

Shpejtësia e tij maksimale e fluturimit është 530 km/orë. Avioni bëri fluturimin e tij të parë në vjeshtën e vitit 1960.

Më 21 shtator, u raportua se “Prymary” kishte shkatërruar tre avionë “Mi-8” dhe një sistem radari rus në Krime.

Para kësaj, forcat speciale të inteligjencës ukrainase shkatërruan një sistem raketash tokë-ajër rus “9K317M Buk-M3” në territorin e pushtuar përkohësisht të Oblastit, në Zaporizhia.

Vlera e tij varion nga 40 milionë deri në 50 milionë dollarë amerikanë. /atsh/

Share This