Kombëtarja shqiptare nis grumbullimin, Asllani në dyshim

Kombëtarja shqiptare nis grumbullimin, Asllani në dyshim

Sylvinho ka nisur punën për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë me Moldavinë në 17 nëntor dhe me Ishujt Faroe më 20 nëntor.

Por jo i gjithë grupi ka qenë në gatishmëri të trajnerit brazilian në stërvitjen e djeshme.

Në këtë stërvitje, Kombëtarja dhe ekipi i U-21 janë bashkuar duke kryer një seancë stërvitore të përbashët së bashku me trajnerët, Sylvinho dhe Alban Bushi.

Në “Shtëpinë e Futbollit” në FSHF nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët në grumbullim.

Kristjan Asllani, mesfushori i Interit po kryen stërvitje të diferencuar për shkak se nuk është në gjendje optimale për tu stërvitur me grupin.

Kujtojmë që i vetmi ndryshim i bërë në listë nga Sylvinho, nga lista paraprake është Jon Mersinaj, i cili zuri vendin e të lënduarit, Arlind Ajeti.

Share This