“Faleminderit që na shpëtove nga Garcia”, tifozët e Napolit përgëzojnë Berishën në postimin e Serisë A
Etrit Berisha ishte protagonisti absolut i sfidës Napoli – Empoli, e fituar 0-1 nga skuadra toskane në kohën shtesë.
Më shumë se për golin e Kovalenkos, që vendosi sfidën, në Itali po flitet për performacnën e jashtëzakonshme të Berishës, që me pritjet e tij i mohoi disa gola të sigurt skuadrës napolitane.
Seria A dhe Empoli kanë shpërndarë në Instgram një tabelë me statistikat e “gardianit” kuqezi, që ka meritën kryesore të suksesit të Empolit.
Janë të paktën shtatë pritje vendimtare dhe 16 pasime të sakta, mes të tjerash, nga portieri i Kombëtare Shqiptare, i cili ka marrë komplimente nga tifozë të skuadrave të ndryshme italiane.
Madje, ironikisht edhe nga fansat e Napolit, që e përgëzojnë për faktin se “shkarkoi” trajnerin Rudi Garcia.