8 ndeshje pa fitore në La Liga, VAR-i shpëton Sevillan në shtesë

8 ndeshje pa fitore në La Liga, VAR-i shpëton Sevillan në shtesë

Sevilla nuk ia doli të ruante avantazhin përballë Villarealit dhe duhet të presë ende për t’u rikthyer te fitorja në La Liga.

Me andaluzianët që nuk sigurojnë tri pikët në kampionat prej 26 shtatorit (5-1 përballë Almerias).

Takimi i luajtur në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ishte tepër i luftuar dhe pati raste në të dy krahët. Në fund barazim 1-1. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 75’ falë një goli shumë të bukur me kokë nga Kike Salas.

Festë e madhe për 21-vjeçarin, i cili kishte vetëm tri minuta që ishte future në fushë. Por, “nëndetësja e verdhë” reagoi menjëherë dhe pas dy minutash riktheu baraspeshën.

Me Jose Luis Morales që dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga krahu i majtë. Skuadra e Marcelinos gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë me Ben Brereton Diaz, por VAR-i anuloi golin për faull.

Vendi i 12-të me 16 pikë për Villarealin. Tri pozicione më poshtë renditet Sevilla me vetëm 13 pikë, duke qenë tepër larg objektivave të klubit. /SS/

Share This