“8 fitore radhazi”, Xhaka: Kjo është ajo për çka po flas
Mesfushori kosovar Granit Xhaka është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë në fanellën e klubit gjermna, Bayer Leverkusen.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, gjatë verës që lamë prapa, iu bashkua skuadrës gjermane nga Arsenali.
Leverkuseni në këtë sezon të garave, ende nuk njeh humbje në Bundesligën gjermane në nëntë javët e zhvilluara deri tash.
Xhaka, i cili është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Xabi Alonso-s përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, është shprehur i ngazëllyer me rezultatet që po arrin Leverkuseni këtë kampionat.
“Tetë fitore radhazi. Kjo është ajo për çka jam duke folur. Faleminderit për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Xhaka.
Leverkusen aktualisht kryeson tabelën me 25 pikë, dy më shumë së Bayern Munich.