8 fitore radhazi, Bayer Leverkusen rikthehet në krye
Bayer Leverkusen vazhdon marshimin drejt titullit kampion në Gjermani, edhe pse do të ketë “betejë” deri në fund me Bayern Munchen.
“Aspirinat”, që nuk fitojnë Bundesligën prej vitit 2011, fituan 0-3 në Bremen përballë Werderit vendas.
Autogoli i Deman (9’) i dhuroi avantazhin djemve të Xabi Alonsos, të cilët dyfishuan në fundin e së parë me anë të Jeremie Frimpong.
Suksesi me “tris” u kompletua nga Alejandro Grimaldo në pjesën e dytë. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në kampionatin gjerman për Bayer Leverkusen.
Që kryeson renditjen me 34 pikë, dy më shumë se kampionët në fuqi të Bayern Munchen.
Në sfidat e tjera, Dortmundi fitoi 4-2 me përmbysje kundër M’Gladbach në “Signal Iduna Park”, teksa Wolfsburgu mposhti 2-1 Leipzigun.
Duelet Union Berlin dhe Freiburg-Darmstadt u mbyllën në barazim 1-1. Klaus Gjasula u aktivizua në minutat shtesë për skuadrën e Darmstadtit.