700 ndeshje në karrierë për Neuer: Reaguam si skuadër e madhe

700 ndeshje në karrierë për Neuer: Reaguam si skuadër e madhe

Manuel Neuer ka festuar ndeshjen e 700-të në karrierë me një fitore prestigjioze në transfertë përballë Manchester United.

Portieri i Bayernit të Mynihut ka folur për mediat pas suksesit në Angli:

“Ishim shumë të mërzitur për paraqitjen ndaj Eintracht Frankfurt në kampionat. Reaguam si duhet ndaj Manchester United. Trajneri është i kënaqur dhe na tha që është krenar për ne, sepse dhamë gjithçka dhe për këtë arsye fituam. Duhet të japim maksimumin në çdo kompeticion. Kemi një skuadër që mund të rivalizojë denjësisht për titullin”, deklaroi Neuer.

Ndeshja e 700-të në karrierë? “Nuk e dija. Jam në formë, nuk prisja që gjërat të shkonin kaq mirë pas dëmtimit të gjatë dhe se do të arrija të ruaja ritmin pa bërë ndonjë pushim. U jam shumë mirënjohës mjekëve”, ka thënë portieri i Bayernit të Mynihut.

Share This