
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 65 aksidente dhe janë shqiptuar 2033 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 21 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 44 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 23 persona, 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.