
581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës
Sot mbushen 581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës.
Besëlidhja e Lezhës, e njohur si Lidhja Shqiptare e Lezhës, Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Princave Shqiptarë të vitit 1444, të cilët dëshironin të shkëputeshin nga lidhja me Perandorinë Osmane, e cila krijohej me ndikimin ushtarak osman.
Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali shqiptar në Perandorinë Osmane, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Qëllimet e Kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat, që më parë ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.