50 milionë euro në vit, Ancelotti mund të bëhet prapë trajner i Ronaldos

50 milionë euro në vit, Ancelotti mund të bëhet prapë trajner i Ronaldos

Carlo Ancelotti është gjithnjë e më larg Kombëtares së Brazilit.

Pas disa muajsh bisedimesh dhe një marrëveshje ekonomike prej 10 milionë eurosh në vit, Federata Braziliane ka vendosur t’i ndërpresë bisedimet për shkak të qëndrimit të Real Madridit, i cili ka refuzuar të paguajë për shkëputje të kontratës për ta liruar trajnerin italian, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Ndërkohë, trajnerit italian i ka ardhur një ofertë stratosferike prej 50 milionë eurosh të pastra në vit nga Arabia Saudite, respektivisht nga Al Nassr, ku do të mundë të bëhej përsëri trajner i Cristiano Ronaldos.

“Don Carlo” në mëngjesin e sotëm është takuar me presidentin Florentino Perez në Valdebebas në tentim për ta zhbllokuar këtë situatë.

Presidenti i Real Madridit e kishte shprehur pakënaqësinë e tij në momentin kur ishin bërë publike bisedimet mes Seleçaos e Ancelottit, por tash duhet ta pranojë gjetjen e një zgjidhjeje, edhe për ta falënderuar një legjendë të klubit sic është Ancelotti, i cili ka fituar aq shumë trofe në Madrid.

Share This