5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në rajonin e Donetskut në Ukrainë
Pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse të shtunën dhe gjatë natës në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, tha guvernatori i saj.
Menjëherë pasi guvernatori i Donetsk-ut Vadym Filashkin njoftoi për viktimat të dielën, zyrtarë të tjerë lokalë ukrainas thanë se sulmet ruse plagosën më shumë civilë në lindje dhe jug.
Të paktën tetë persona u plagosën pasi të dielën forcat e Moskës goditën qytetin lindor të Ukrainës, Nikopol, njoftoi guvernatori lokal Serhii Lysak. Ai tha se një foshnjë dhe një vajzë 10-vjeçare ishin në mesin e viktimave. Gjashtë të plagosurit gjenden në spital citon VOA.
Sulmet ruse të dielën plagosën gjithashtu tetë civilë të tjerë, duke përfshirë një 10-vjeçar dhe dy adoleshentë, në një fshat në rajonin Kherson të Ukrainës, njoftoi zyrtari lokal Roman Mrochko. / atsh