40 milionë euro dhe numrin e Messi-t, Barça ka gati ofertën për yllin që po mahnit në La Liga
Ndër surprizat e fazës së parë të La Ligës 2023-24 është edhe Getafe.
Pasi ka arritur një mbijetesë më shumë se të vështirë sezonin e kaluar, klubi madrilen po lundron në anën e majtë të tabelës dhe ëndërron atë Europë të vizituar tashmë në vitin 2020
Një nga protagonistët, me të vërtetë forca e vërtetë lëvizëse e ekipit të Bordalas, është Mason Greenwood.
I nënshkruar mes një mijë dyshimesh në fund të merkatos së verës në formë huazimi nga Manchester United, pas më shumë se shtatë muajsh pa parë fushën, talenti i lindur në 2001 u bë menjëherë një faktor, duke u bërë autor i pesë golave, katër asisteve dhe i një serie paraqitjesh që zgjuan interesimin e klubeve më të mira europiane.
Mes këtyre është edhe Barcelona, e cila tashmë po studion strategjinë për të siguruar lojtarin verën e ardhshme.
Getafe ka arritur të siguronte një përqindje të shitjes së ardhshme të lojtarit nga United, por performancat e Greenwood rrezikojnë që kostoja e çmimit të tij të rritet jashtëzakonisht, për kënaqësinë e Djajve të Kuq.
Sipas asaj që raportohet nga Sun, Barça do të ishte gati të investonte 40 milionë për Greenwood dhe të joshte lojtarin duke i premtuar atij fanellën me numrin 10.
Sigurisht që jo ndonjë fanellë çfarëdo në historinë e futbollit, por ajo që i përkiste Lionel Messit prej vitesh dhe që pas lamtumirës së Pleshtit nga katalanasit kaloi mbi supet e Ansu Fatit, këtë vit i huazuar te Brighton.
Për momentin, Grenwood po mendon vetëm ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë kështu hak ndaj United, i cili e përjashtoi nga skuadra janarin e kaluar
pas akuzave për dhunë ndaj ish-të dashurës së tij, për të cilat Greenwood u shpall i pafajshëm më vonë.