4 tetor, CR7 përballet me Juventusin

4 tetor, CR7 përballet me Juventusin

Beteja ligjore mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos vazhdon ende.

Portugezi, i cili nuk dëshiron të heqë dorë nga 19.5 milionë euro, pagat e prapambetura, siç dihet e ka sjellë klubin e Juventusit para Bordit të Garancive.

Seanca e radhës është caktuar për daten 4 tetor, kur sulmuesi do të rikthehet për të sfiduar ish-klubin e tij larg fushës së lojës.

Shifra në fjalë ka të bëjë me manovrën e dytë të pagave të kryer në atë kohë (2020-21) nga drejtuesi Andrea Agnelli, në marrëveshjen e hartuar nga dy palët e përfshira, 38-vjeçari do të kishte hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij të madhe, me kusht që të kthehej më vonë.

Rikthimi, sipas  portugez, nuk ka ndodhur kurrë.

Prandaj lëvizja e CR7 përpara Bordit të Garancisë nuk ndalet.

Manovra e pagave të “Zonjës së Vjetër” kishte një objektiv të qartë, të lehtësonte një buxhet shumë të rëndë, të rënduar edhe nga dëmi i pandemisë.

Tani do t’u mbetet gjyqtarëve të vërtetojnë të vërtetën, ku sipas spekulimeve  që qarkullojnë ditët e fundit, Juventusi shfajësohet nga një dokument i nënshkruar nga vetë Ronaldo në vitin 2021, pak para përfundimit të merkatos së verës.

Dokument në të cilin portugezi deklaroi se ai nuk kishte më asnjë problem me Juventusin dhe se klubi nuk do të duhej të kthente asgjë.

Avokatët e klubit bardhezi ndihen të sigurt, pavarësisht tentativës së bërë nga avokatët e portugezit, që sot luan me Al Nassr në Arabinë Saudite.

Share This