38-vjeçari Dzeko shënon tregolësh në kualifikimet për Ligën e Kampionëve
Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, i ka shënuar tri gola për klubin e tij Fenerbahçe.
Ndonëse 38-vjeçar, ish-ylli i Interit dhe Manchester Cityt nuk e fali Luganon e Zvicrës në ndeshjen e vlefshme për kualifikime për Ligën e Kampionëve.
Vlen të përmendet që njërin gol për zviceranët e shënoi futbollisti me prejardhje shqiptare, Uran Bislimi. /KK/