
“32 skuadra, 8 grupe dhe 12 stadiume”, kalendari i Botërorit të Klubeve
Edicioni i parë i Kupës së Botës për Klube fillon natën mes 14 dhe 15 qershorit në stadiumin “Hard Rock” në Miami. Në fazën e grupeve, 32 ekipet janë të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe secila: dy ekipet e para në secilin grup kualifikohen për fazën me eliminim, ku përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje të vetme. Ekipi i tretë dhe i katërt në grup do të eliminohen direkt. Në rast të pikëve të barabarta, kriteri kryesor do të jetë diferenca e golave.
8 grupet:
Grupi A: Palmeiras (Brazil), Porto (Portugali), Al Ahly (Egjipt), Inter Miami (Shtetet e Bashkuara).
Grupi B: Paris Saint-Germain (Francë), Atletico Madrid (Spanjë), Botafogo (Brazil), Seattle Sounders (Shtetet e Bashkuara).
Grupi C: Bayern Munich (Gjermani), Auckland City (Zelanda e Re), Boca Juniors (Argjentinë), Benfica (Portugali).
Grupi D: Flamengo (Brazil), Espérance Sportive de Tunis (Tunizi), Chelsea (Angli), Los Angeles FC (SHBA).
Grupi E: River Plate (Argjentinë), Urawa Red Diamonds (Japoni), Monterrey (Meksikë), INTER (Itali)
Grupi F: Fluminense (Brazil), Borussia Dortmund (Gjermani), Ulsan (Koreja e Jugut), Mamelodi Sundowns (Afrika e Jugut).
Grupi G: Manchester City (Angli), Wydad Casablanca (Marok), Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe), JUVENTUS (Itali).
Grupi H: Real Madrid (Spanjë), Al-Hilal (Arabia Saudite), Pachuca (Meksikë), Salzburg (Austri).
Një format i ri, i cili do të shërbejë gjithashtu për t’u dhënë një shtysë të konsiderueshme klubeve nga pikëpamja ekonomike duke marrë parasysh shifrat që do të fitohen nga pjesëmarrësit. Shifra që do të jenë gjithashtu më të larta se ato të Ligës së Kampionëve. Kushdo që arrin deri në fund të turneut do të fitonte deri në 117 milionë euro.