305 ditë luftë në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit
Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit arrin në ditën e 305 dhe tensioni në rajon po ngrihet edhe më shumë.
Irani përsëriti se do të ndërmarrë veprime për të ndëshkuar Izraelin për vrasjen e liderit të Hamasit, Hanijeh, ndërsa ministri jashtëm izraelit Katz, është shprehur, sipas mediave ndërkombëtare, se Teherani ka informuar se synon të sulmoj.
Ndërkohë që dy raketa u hodhën ndaj një baze në Irak që pret trupat amerikane ku dhe u plagosen disa ushtarë, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden dhe zv.presidentja Kamala Harris u takuan me ekipin e sigurisë kombëtare për të diskutuar zhvillimet e situatës.
“Ne jemi gati të mbrojmë Izraelin dhe trupat tona”, tha presienti Biden në fund të takimit, teksa OKB ka pranuar për herë të parë përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët palestinezë në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.
Gjithashtu, ushtarët e forcave të mbrojtjes së Izraelit, njofton agjensia e ajmeve ANSA, goditën 5 qytetet në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, Deir el-Balah, në pjesën qendrore të enklavës palestineze, dhe vendbanimet Karavat Bani Zeid dhe Kafr Ajn prane Ramallah.
IDF, lajmëron se edhe një komandant i njësisë elitare Radvan, të Hezbollahut është vrarë gjatë një sulmi me dron në Libanin jugor dhe bëhet fjalë për Ali Jamal al-Din Javad i cili u qëllua në fshatin Aaba në jug të Libanit. Sipas IDF , Javad ishte nje komandant i Radvan, por nga ana e saj Hezbollahu që njoftoi vdekjen pas sulmit, por nuk dha asnjë informacion për gradën e tij.