30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se sulmoi KFOR-in në Zveçan

30 ditë paraburgim për serbin që dyshohet se sulmoi KFOR-in në Zveçan

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit për qytetarin serb me inicialet M.D., që dyshohet se mori pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.

Në njoftimin e kësaj gjykate tregohen edhe veprat penale me të cilat M.D. ngarkohet.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurit M.D, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar””, thuhet në përgjigjën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, transmeton Betimi për Drejtësi

Share This